Pas vizitës në Turqi, Rama nesër shkon direkt në Greqi / Takim “kokë më kokë” me ministrin Dendias

07/01/2021 15:34

Kryeministri Rama do jetë ditën e nesërme për një vizitë zyrtare në Athinë.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Kryeministri do të mbërrij nesër në orën 11:30 në Greqi, dhe në vazhdim do të zhvillojë një takim “kokë më kokë” me ministrin e jashtëm, Nikos Dendias.

Në vazhdim do të drekojë në kryeministrin Mitsotakis dhe do të largohet rreth orës 15:30 nga Greqia.

Kjo vizitë e paralajmëruar vjen menjëherë pas vizitës së tij në Stamboll ku u prit me ceremoni që tërhoqi vëmendjen. Pak ditë para udhëtimit në Turqi, Rama bisedoi në telefon me ministrin e jashtëm grek. Të dyja vizitat po zhvillohen edhe në kontekst të tensioneve dhe diskutimeve që kanë të bëjnë me zgjerimin 12 milje të Greqisë në det dhe marrëdhënies së tensionuar greko turke.

Top Channel