“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë Doktori Ardjan Kellici dhe infermieri Zek Tataj, të qendrës shëndetësore në Tamarë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, kanë rrezikuar jetën gjatë ditës se sotme.
Ata po udhëtonin drejt Vermoshit, kur në vendin e quajtur “Gropa e Selcës” janë goditur nga një ortek. Për pasoje, fuoristrada me të cilën ata udhëtonin ka përfunduar disa metër poshtë rrugës dhe mjeku, infermieri e drejtuesi i automjetit Pëllumb Mitaj, kanë disa plagë por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Pasi janë njoftuar, kanë ndërhyrë banorët e zonës duke i nxjerrë nga fuoristrada e rrëzuar dhe i kanë dërguar për në spitalin e Shkodrës.
Moti i keq ka përfshirë të gjithë zonën e Kelmendit, me reshje dëborë dhe erë të fortë dhe për pasojë zonat e Vermoshit dhe Lepushës kanë probleme me lëvizjen e automjeteve dhe furnizimin me energji elektrike.
Top Channel