Një aksident tragjik i mori jetën një të riu shqiptar dhe shokut të tij italian, në vendin fqinj.

Erik Vuka quhet shqiptari 25-vjeçar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Montorio Romano.

Vuka ka lindur në Shqipëri, por jetonte prej vitesh në shtetin italian, Bashkë me Vukën, humbi jetën edhe shoku i tij italian, Dante Cappai, 23 vjeç.

Mësohet se Vuka ngiste makinën dhe u përplas me bordurën e varrezave pranë Montorio Romanos. Edhe pse Vuka u transportua me urgjencë në spital, ai ndërroi jetë. Arsyet se përse ndodhi ky aksident nuk dihen akoma.

 

Top Channel