Greqia hetim birësimeve shqiptare/ Prokuroria e Selanikut hap çështje denoncimit për shitjen e bebeve

07/01/2021 15:17

Departamenti i policisë se Selanikut është thirrur tashme te hetoje ne se janë kryer birësime te paligjshme me pjesëmarrjen e autorit te vrasjes makabre te dyfishte, Perparim Ademi dhe dy viktimave te tij, motrave Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani.

Ka qene kreu i Prokurorisë së Selanikut, Panagiotis Panagiotopulos, qe ka urdhëruar mëngjesin e se enjtes një hetim paraprak për akuzat e trafikimit të foshnjave, pas vrasjes së dyfishtë në Shqipëri.

Arsyeja ishin pikërisht raportimet e shumta te mediave greke qe duke ju referuar burimeve nga emisioni “Shqiperia Live” kane publikuar historinë qe fshihet pas këtij krimi natën e vitit te ri ne Tirane.

Policia greke thirret tashme te vërtetoje ne se vërtet autori i krimit i detyronte motrat ne prostitucion , i linte shtatzëna dhe me pas i detyronte te shisnin femijet ne token greke. Hetimi i është ngarkuar prokurores Kyriaki Kliampa e cila ka urdhëruar fillimin e këtij hetimi special nga policia e Selanikut.

Sic shkruhet ne urdhrin e prokurores -qëllimi është të vërtetohet krimi i birësimit të paligjshëm me përfshirjen e dy grave- viktima dhe autorit qe është arrestuar nga autoritetet shqiptare.

Sipas organeve policore lokale, njëra prej motrave është konfirmuar se ka kryer prostitucion ne nje rruge te njohur te Selanikut, ndërsa dje është bere i njohur fakti qe Perparim Ademi ka qene arrestuar ne Selanik, e  bashke me te edhe Kristina Bardhi ne 2003 ne Athine dhe ne 2007 ne Selanik, për prostitucion dhe hyrje te paligjshme ne Greqi. Ndërsa Zhaneta Metani konkludon e arrestuar nje here per prostitucion ne vitin 1992 perseri ne Selanik.

Top Channel