“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Analisti, Agron Gjekmarkaj ka thënë në emisionin Open në Top Channel, se vizita e Ramës është një spostim nga boshti i Bashkimit Evropian.
I një mendimi krejt të kundër ka qenë analisti Redi Shehu, i cili ka thënë se Ankaraja është vendi kryesor që thotë Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në BE.
Gjekmarkaj: U sulmua BE. U spostua gjeo-strategjia. Ai nuk i ka nxjerr veshjet aty, të osmanëve.
Redi Shehu: Ke thënë një gjë që nuk duhej thënë. Të dëgjova që the pikë e zezë. Ku po prishet orientimi evropain. E di ti që Ankaraja është vendi kryesor që të thotë që Ballkani evropian duhet të integrohet në Be.
Gjekmarkaj: Ai sulmoi Bashkimin Evropian. E ka shfaqur mbi të gjitha me trupën diplomatike. Nuk e ka fshehur dëshirën për të kthyer Ballkanin në oaz të tij. Nuk ka asnjë hapësirë për të gënjyer Evropën. Ai gjënë zgjidhjen që shkon. Është rivale e Bashkimit Evropian dhe luan për interesat e veta. Shqipërisë nuk i intereson të dali nga boshti i BE.
Redi Shehu: Pse krijohet frikë? Boshti po zhvendoset drejt lindjes. Ku Be në 2010 e shpalli Stambollin kryeqytetin e kulturës Evropiane.
Top Channel