Është një prej filmave ikonikë e më të pëlqyer në historinë e kinematografisë, por jo të gjithë e dinë se drama romantike ka dhe një anë të errët, të cilën disa kanë arritur ta cilësojnë gati si “mallkim”.

Ylli i saj, Patrick Swayze ndërroi jetë nga kanceri në pankreas në moshën 57 vjecare. Edhe pse në ekran ishin çifti i shumëadhuruar, në realitet, me protagonisten, Jennifer Gray ata kishin shumë përplasje në sheshxhirim dhe thuajse nuk e duronin dot fare njeri-tjetrin. Vetë Jennifer, në ditët përpara premierës së filmit u përfshi në një aksident të tmerrshëm rrugor, nga i cili mbijetoi, por mbeti gjithë jetën dhe dhimbje kronike te qafës.

Aktori i pashëm, Max Cantor, i cili interpreton Robbie-n, i kyri pas këtij filmi karrierës si gazetar, por u gjet i vdekur në studion e tij, në moshën vetëm 32-vjeçare. Max vdiq nga në mbidozë lëndësh narkotike, përdorimin e të cilave e kishte nisur, ndërsa investigonte vdekjen e kërcimtares Monika Beerle, të vrarë dhe copëtuar nga kanibali Daniel Rakowitz në vitin 1989.

Ndërsa biondia bukuroshe Cynthia Rhodes nuk zgjati shumë dhe e braktisi krejtësisht aktrimin.

 

 

 

Top Channel