Cila është gruaja që u vra mbrëmë në Kongresin Amerikan (Fotot)

07/01/2021 17:33
Viktima, Ashli Babbitt

Gruaja e cila u vra nga policia gjatë protestës së dhunshme në Kongresin Amerikan ditën e djeshme është identifikuar si 35-vjeçarja Ashli Babbitt, veterane e forcave ajrore.

Gjatë karrierës së saj 14-vjeçare, ka shërbyer në misione të ndryshme dhe ishte nga San Diego, ka bërë të ditur bashkëshorti i saj. Aaron.

“Jam e habitur e thyer. Askush nga Washingtoni nuk e ka njoftuar djalin tim për këtë lajm të tmerrshëm, e kemi kuptuar përmes televizionit”, ka thënë vjehrra e saj Robin Babitt për “New York Post”.

Kujtojmë që Ashli është vrarë mbrëmë derisa së bashku me demonstruesit e tjerë po dilnin nga ndërtesa e Capitol Hill.

Mbi të ka qëlluar një polic i veshur me rroba civile, pasi  ajo ishte futur dhunshëm atje.

Mbrëmjen e djeshme, mbështetësit e Trump hynë me dhunë në ambientet e Kongresit Amerikan duke kundërshtuar rezultatin që Joe Biden të jetë presidenti i ri i SHBA-së.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel