19 vjeçari pranon vrasjen e të dashurit 15 vjeçar, pas shantazhit për lidhjen homoseksuale (fotot)

07/01/2021 19:23

Një adoleshent ka pranuar sot i përlotur në një gjykatë në Britani vrasjen e 15-vjeçarit me të cilin kishte marrëdhënie seksuale, që i kishte marrë rreth 2,000 paundë në formë shantazhi pasi kërcënonte të ekspozonte lidhjen e tyre.

Matthew Mason, 19 vjeç, përdori një çelës hidraulik për të vrarë Alex Rodda në një zonë pyjore në Cheshire të Britanisë, më 12 dhjetor të vitit të shkuar.

Vrasësi kishte joshur ‘të dashurin’ më të ri ne moshe me “pretekstin për seks” para se ta godiste për vdekje me “gjakftohtësi”.

Alex u gjet më vonë gjysmë i zhveshur nga punonjësit e mbeturinave, pasi ishte shpallur i humbur.

Sot juria prej shtatë grash e pesë burrash, shpallën Mason fajtor me një maxhorancë prej 10 me dy, në gjykatën e Chester.

Mason ishte i përlotur në bankën e të akuzuarve, siç ishin dhe anëtarët e familjes së femijes se vdekur Alex, dhe dy nga anëtarët e jurisë.

Gjykatësi Steven Everett falenderoi jurinë dhe tha: “Askush nuk mund të pretendojë se ky ishte një rast i thjeshtë.”

Në gjyq u tha se Mason, i cili jetonte me prindërit e tij milionerë në një fermë në Knutsford, nisi të shkëmbente mesazhe me Alex prej tetorit 2019.

Mesazhet u bënë shpejt seksuale dhe Mason i dërgoi të dashurit të tij në klasë të 11-të, një foto dhe video seksuale pasi kishte konsumuar alkool.

Alex kërcënoi të postonte mesazhet online dhe i shkroi të dashurës së Mason më 3 nëntor.

Ai i shkruante: “Dua të të njoftoj se 2-3 javët e fundit Matt më ka çuar mesazhe dhe erdhi me makinë te shtëpia ime javën që shkoi por i thashë se nuk më lejojnë prindërit”.

“I kam thënë se kjo duhet të marrë fund por po të njoftoj ty para se ai të bëjë ndonjë budallallëk, dhe nuk e dija se kishte të dashur derisa e pashë në lnstagram.”

Alex i kishte kërkuar Mason 50 paundë për të mos postuar foton në rrjetet sociale. Por në gjykatë u tha se deri më 23 nëntor Mason i kishte paguar Alex 2,020 paundë pasi ishte penduar dhe “i turpëruar për atë që kishte ndodhur”.

Më 12 dhjetor, Mason joshi Alex për t’u takuar në një zonë pyjore, ku kishte planifikuar ta vriste për ta bërë të heshtte.

Kur ishin aty, ai goditi Alex pa pushin në një sulm “brutal e të pamëshirshëm”, me të paktën  15 goditje në kokë.

15-vjecari i vrare Alex Rodda

Prokurori Ian Unsworth tha: “Natyra e plagëve tregonte për një sulm të vazhduar me mjetin e metaltë hidraulik, ku përfshiheshin të paktën 15 goditje të forta të veçanta. Alex nuk kishte asnjë shans, jeta e tij përfundoi në ato pemë”.

Vrasësi kishte lënë më pas Alex për të vdekur, edhe pse shikonte se merrte ende frymë. Ai kishte shkuar në shtëpinë e një shoku për t’u pastruar dhe doli në një bar, nga ku postoi foto, në formë alibie.

Mason pranoi se goditi nxënësin e shkollës Holmes Chapel të paktën 15 herë, por thotë se e bëri në vetëmbrojtje pasi Alex e goditi i pari.

Vrasësi më vonë u kthye në vendin e aktit për të lëvizur trupin e Alex.

Policia tha se disa ditë më herët Mason kishte kërkuar në internet për mënyra vrasjeje si helmim, rrëzim nga shkallët, apo dhe raste të pazgjidhura vrasjesh të vjetra.

FOTO GALERI
1/3
Matthew Mason, 19 vjeç, pranuar vrasjen e 15-vjeçarit me të cilin kishte marrëdhënie seksuale

Top Channel