Vrasja e dy motrave që dyshohet se shisnin fëmijë në Greqi bën bujë në mediat greke: Dy motrat janë arrestuar në Greqi për prostitucion

06/01/2021 14:13

Burime nga media greke për “Shqipëria live” thonë se Kristina, Zhaneta dhe Përparimi janë arrestuar vite më parë për prostitucion.

Kristina është arrestuar në vitin 2003 në Athinë dhe në vitin 2007 në Selanik për hyrje të paligjshme dhe prostitucion.

Zhaneta është arrestuar për prostitucion në Selanik,në vitin 1992 ndërsa për Përparim Telën (Ademi) dihet që po ashtu është dënuar për prostitucion por nuk dihet kur.

Sipas korrespondentit të Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, mediat në Greqi po kërkojnë për emrin e avokatit që Bashkim Metani tha se merrej me shitjen e fëmijëve në Selanik.

Ende nuk është gjetur emri i avokatit, nuk e dimë nëse janë të vërteta ato që thonë“. Marku thotë se ka ndër vite ka pasur disa raste në Greqi ku pjesëtarë të komunitetit rom nga Greqia, Selaniku dhe Bullgaria janë përfshirë në prostitucion, trafikim fëmijësh dhe organesh.

Kjo çështje mbetet për t’u hetuar më tej nga organet përkatëse në Shqipëri dhe Greqi.

Top Channel