Veliaj: Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij

06/01/2021 17:13

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një prej kantautorëve më të mirë në vend.

Përmes një mesazhi, Veliaj thekson se Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij.

“Kujtim Prodani e deshi aq shumë Tiranën, sa nuk u lodh asnjëherë së kënduari qytetit të tij.
Sot ai u nda nga jeta, duke hidhëruar zemrat e të gjithëve ne që kemi admiruar talentin dhe muzikën e tij unike.
U prehsh në paqe!

Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve”, shkruan Veliaj.

Top Channel