Vdekja e Kujtim Prodanit trishton miqtë dhe kolegët, Elton Deda: Pse o vëllai jonë…

06/01/2021 16:49

Lajmit se kantautori Kujtim Prodani u nda nga jeta ka sjellë hidhërim për artistët që e njohën dhe punuan me të.

Për kantautorin Elton Deda, vdekja e Prodanit ishte shumë e papritur.

Mossss! Pse o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal…nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë…por do të të pres për një birre kur të duash ti“, shkruan Deda.

Artisti i mirënjohur shqiptar Kujtim Prodani është ndarë nga jeta sot pasi infektimit me Covid-19.
Prodani ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për oksigjen.

Top Channel