Vdekja e Kujtim Prodanit/ Margariti: Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës

06/01/2021 16:29

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i ka shprehur ngushëllime familjes Prodani për humbjen e madhe të artistit Kujtim Prodani.

Ajo shprehet se një lajm i tillë është shumë i trishtë dhe se e ka shumë të vështirë që të gjejë fjalët.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe”, shkruan Margariti.

Artisti i njohur shqiptar humbi jetën pas përkeqësimit ndërsa ishte i prekur me COVID-19.

Top Channel