Pritet shtim i infektimeve/ Gjatë festave nuk u respektuan rregullat e izolimit

06/01/2021 15:18

Ndonëse java e fundit ka shënuar një rënie të numrit të të infektuarëve nga Covid, komiteti teknik i ekspertëve ka vlerësuar që studentët të vijojnë të zhvillojnë online mësimin.

Por, kjo rënie e numrit të të prekurve me Covid pritet të pasohet me një shtim të rasteve për shkak të festimeve që zhvilluan në disa ku nuk u respektuan masat kufizuese nëpër restorante.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse mutacioni i Covid-19 që qarkullon në Britani të jetë edhe në Shqipëri, ndonëse shumë emigrantë u kthyen për të festuar pranë familjeve edhe pse fluturimet me Britaninë u pezulluan.

Sistemi parauniversitar do të nisë mësimin në datën 11 janar, por ky vendim mund të ndryshojë në varësi të ecurisë së shifrave, u theksua nga ekspertë të komitetit teknik.

Top Channel