“Përparimi tentoi vetëvrasje”/ Flet motra e vogël e dy viktimave: Vrau për xhelozi

06/01/2021 14:41

Motra e vogël e viktimave të 31 dhjetorit, Anxhela Emini, ka nxjerrë në pah, detaje të reja nga vrasja e motrave të saj, Zhaneta dhe Kristina.

Ajo rrëfeu për Emisionin “Shqipëria Live”, se ka qenë dëshmitare e ngjarjes monstruoze. Anxhela, është njëkohësisht edhe e dashura e Kristo Telës, djalit të autorit të vrasjes, Përparimit.

“Gjithçka ndodhi shume shpejt. Vetëm kur shoh personin që kishte vendosur armën poshtë mjekrës. Mbylla derën se nuk doja që ta shihja. Dëgjuam një të shtënë dhe menduam se vrau veten, por më pas, pa që nuk ishte më aty”.

Anxhela Emini, mohon që të ketë pasur informacione lidhur me akuzat e ngritura nga familjarët e saj, që viktimat të kenë shitur foshnjat të cilat lindnin.

“Unë nuk jam fare në dijeni të këtyre gjërave, se po të ishte e vërtetë do kisha dëgjuar diçka. Motrat nuk kanë folur kurrë për këtë pjesë”.

Anxhela tregon, se është në dijeni të mesazheve që vëllezërit e saj i kanë dërguar familjarëve të Përparim Telës.

“ Kam parë shume mesazhe që i vinin Kristos. Vëllai, Bashkimi, i shkruante se do villni gjakun e motrave të mia, ndërsa vëlla Gëzimi, i kishte shkruar që do të të gjej kudo që të jesh”.

Ajo shton, se pavarësisht ngjarjes, vazhdon ruan kontaktet me të dashurin e saj, Kriston si dhe familjarët e tij.

“Nuk është një gjë që e bëri Kristo. Atë e bëri babai i tij dhe nuk kishte Kristo si të dinte planet e babait të tij, se edhe marrëdhëniet nuk i kanë pasur aq të mira”.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel