Kujtim Prodani nuk e mposhti dot betejën me Covid 19. Ai u shua këtë të mërkurë në moshën 57 vjeçare, pasi kishte disa ditë i shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi.
Kujtim Prodani ka qenë ndër të parët artistë që në prill të këtij viti i kushtoi një këngë virusit tashmë i mori jetën. Ju flet Corona quhej kënga me lirikë të Persida Asllanit.
Një romantik i përhershëm, i dashuruar me qytetin e tij dhe në gjurmët e prindërve dhe artistëve të mirnjohur Anita Take dhe Agim Prodani, ai ja kushtoi jetën e tij muzikës.
Këngëtari i mirënjohur dhe autor i 57 tekste këngësh do të mbahet mend si artisti që i këndoi Tiranës, që ruajti gjithmonë fisnikërinë e tij dhe që mes miqsh artistë nuk ndali asnjëherë së qeni prezent në skenë për recitalet e tij.
Shpirti I tij optimist vijon në traditën e Prodanëve në muzikë.
Miqtë e tij artistë kanë shprehur ngushëllimet për të dhe familjarët kur në një kohë të pazakontë do të bëhet përcjellja e tij.
“I Am From Tirana”, “Me Sytë Nga Dera”, “Shpirt i trazuar”, janë albumet e tij.
“kush jeton me dashurinë, në parajsë do të shkojë” janë vargjet e një prej këngëve të tij. Lamtumirë Artist!
Top Channel