Artisti i mirënjohur shqiptar Kujtim Prodani është ndarë nga jeta ditën e sotme pas infektimit me Covid-19.
Prodani u detyrua të shtrohej në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për oksigjen.
Ai ka qenë një nga ata artistët që goditi me postimin e tij në Facebook gjatë kohës pandemisë. “Sa miq e sa të afërm na more, o flamë e keqe!”, shkroi ai pasi Covid mori shumë artistë.
Kujtim Prodani është këngëtar i njohur dhe autor i 57 teksteve këngësh. Kompozitori është i njohur për “Ngjyrat e moshës” (1990), “Bela” (2011) dhe “Unë e dua erën” (1991).
Në nëntor të vitit 2003, Kujtim Prodani mori pjesë në “Kënga Magjike” dhe që prej atëherë aktiviteti i tij artistik nuk është ndalura për asnjë çast. Ai është djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani.
Përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë, Prodani i dedikoi një këngë COVID-it me titull “Ju flet Corona”.
Top Channel