Atentat 25-vjeçarit/ Qëllohet me armë, shënjestra i tregon policisë autorin

06/01/2021 15:15

Eduart Pica, një 24-vjeçar nga Lezha I ka shpëtuar mbrëmjen e kaluar një atentati, ndërsa ishte nisur në drejtim të banesës së tij, në lagjen “Nënë Tereza”, të qytetit të Lezhës,ku është qëlluar me pistoletë.

Në momentin që në drejtim të tij është qëlluar me pistoletë, Pica ka mundur që të identifikojë autorin. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta të policisë së Lezhës për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ka qenë vetë 25-vjeçari ai që ka treguar autorin, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij, ku gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm është gjetur në tiranë, në banesën e motrës së tij.

Pica ka deklaruar në policinë e Lezhës së disa ditë më parë ka patur një konflikt me këtë shtetas dhe kjo mund të jetë një ndër arsyet e këtij atentati.

 

Top Channel