Ylli i filmave “Bond” dhe “Charlie’s Angels”, Tanya Roberts është gjallë

05/01/2021 12:12

Dje u njoftua nga miku dhe agjenti i aktores se ajo ka ndërruar jetë. Por më vonë, ai tha se ishte njoftuar gabim pasi Tanya jeton dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aktorja amerikane Tanya Roberts, e njohur për rolet në filmin “James Bond” dhe sezonin e fundit të “Charlie’s Angels”, është ende gjallë, ka thënë përfaqësuesi i saj për BBC.

Ajo u njoftua gabimisht se kishte vdekur të dielën”.

Por Mike Pingel tha se ajo qëndroi në gjendje të rëndë në një spital në Los Angeles.

Roberts, 65 vjeç, u shfaq me Sir Roger Moore në filmin e tij të fundit Bond dhe kishte një rol të përsëritur në “That ’70’s Show”.

Pingel u tha mediave se gabimisht njoftoi vdekjen e Roberts bazuar në informacionin që mori nga partneri i saj. Por një telefonatë nga spitali konfirmoi se ajo ishte ende gjallë të hënën në mëngjes.

Ajo mbetet në gjendje të rëndë”, tha ai.

Njoftimi i mëparshëm i vdekjes së Roberts u prit me homazhe nga tifozët dhe ish kolegët.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel