Suvenire historike në shitje/ Arkivi qendror i shtetit, 600 mijë lekë për kodikun e Beratit

05/01/2021 15:44

Një kënd i ri pranë Arkivit Qendror të Shtetit për të gjithë ata që kanë dëshirë të bëjnë dhuratat e fundvitit, por jo vetëm. Mund të japin kënaqësi nëpërmjet një dhuratë me motive arkivore.

Ky është këndi i suvenireve, por besoj për të gjithë ata që duan të blejnë këtu pranë jush, do të ketë të tjera produkte, apo jo?

Ky është një kënd, i cili është fizik, por në fakt shitja është online. Në suvenire.arkiva.gov.al për të gjithë ata që duan të blejnë një suvenir, i cili nuk është e thënë të ketë vetëm këto motive. Mund të ketë cdo lloj motivi që zgjedh për të vendosur, ose fizikisht pranë Drejtorisë së përgjithshme të Arkivave. Çdokush ka mundësinë që historinë ta marrë me vete dhe ta dhurojë.

Kush është suvenir më i shtrenjtë?

Ne kemi tentuar që të përzgjedhim disa, që nga një bluzë, një çadër, një cakmak. Kapaku I telefonit. Ka nga 10 mijë lekë të vjetra, deri në 6 milionë lekë të vjetra që është Kodiku i Beratit.

Si ju lindi ideja që t’i bëni të aksesueshme këto elementë për publikun?

Ne nuk bëjmë shpikje. Suvenirë, çdo arkiv i madh në botë i ka. Ai britanik, amerikan, francez. Ka suvenire të cilat e sjellin më afër historinë nëpërmjet objekteve të zakonshme, ose të rralla. Cdo suvenir që shitet gjeneron lekët për suvenir të tjera që e zëvendësojnë.

Ju vetë keni blerë?

Unë kam blerë deklaratën e pavarësisë, që më pëlqen shumë ta mbaj në zyrë.

Top Channel