Rekord Guinness! 12 vëllezërve e motra, mbi 1000 vite jetë

05/01/2021 14:26

12 vëllezër e motra nga 97 deri në 75 vjeç, të lindur nga të njëjtët prindër, kanë së bashku 1042 vite dhe 315 ditë jetë…

Dhe me këtë numër, në fakt, familja D’Cruz me origjinë pakistaneze, por që tani është e shpërndarë në të gjithë botën, nga Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara e deri në Londër dhe Zvicër, hyri në dhjetor në librin Guinness të rekordeve botërore.

Dhe në librin e rekordeve janë shkruar të gjithë emrat e tyre: Dorina 3 shtator 1923, Patriku 30 shtator 1925, Genevieva 4 korrik 1927, Joyce 2 mars 1929, Roni 24 gusht 1930, Beril 26 gusht 1932, Joe 1 gusht 1934, Franceska 17 shtator 1936, Altea 27 korrik 1938, Tereza 9 qershor 1040, Rozmaria 30 mars 1943 dhe Euxhenia 24 tetor 1945.

“Edhe pse nuk jetojnë në të njëjtin vend, D’Cruz thonë se janë një familje e bashkuar dhe arritja e një rekordi të tillë përbën për ta një nga momentet e mëdha në jetën e tyre” thuhet në deklaratën e Guinness.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA