Momenti prekës/ 76 vjeçarja e infektuar me Covid kërkon të heqë maskën për t’i thënë vajzës “Të dua”, për herë të fundit

05/01/2021 16:32

Ky është momenti tronditës i një nënë të infektuar me Covid-19 në Angli, teksa kërkoi që maska që mbante nën kujdesin intensiv t’i hiqej në mënyrë që t’i tregonte vajzës së saj se e donte për herë të fundit.

Maria Rico ishte në një spital Covid në Leicester, ku kaloi orët e fundit me vajzën Anabel Sharma, 49 vjeçe.

Anabel ndau një foto prekëse duke mbajtur duart me mamanë e saj, pasi Maria kishte nënshkruar dëshirat e saj të varrimit. 76 vjeçarja vdiq një ditë pasi u bë fotografia.

E gjithë familja e Anabel u infektua me koronavirus pasi djali 12 vjeçar, ishte kthyer në shkollë në shtator.

Anabel tha se mamaja e saj kishte thënë gjithçka që do të donit të dëgjonit të thoshte një prind para se të vdiste.

Isha me të vërtetë me fat. Pasi u bë ajo fotografi, mamaja ime duhej të kthehej në shtratin e saj sepse ata e kishin hequr nga kujdesi mjekësor që të vinte të fliste me mua“.- tha Anabel.

Kur mjekët na morën tek mamaja, ajo i pyeti nëse mund t’i hiqnin maskën dhe ata i thanë ‘sa më shpejt që ta bëjmë këtë sepse nuk do të kesh shumë kohë’.”

Burimi: The Sun

 

Top Channel