Iran/ 98 të vdekur e 6.113 raste të reja gjatë 24 orëve nga COVID

05/01/2021 14:55

Në Iran, 98 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve prej COVID-19, ndërsa janë regjistruar 6.113 raste të reja.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci ditor i vdekjeve nga COVID-19 ka rënë nën 100 pas një kohe të gjatë.

Ajo njoftoi se numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 1.255.620, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 55.748. Lari theksoi se 4.829 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 1.029.028.

Deri më tani, vendi ka kryer 7.885.416 teste. Koronavirusi në Iran për herë të parë u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA