Gruaja me foshnjen gjenden të vdekura pas hedhjes nga mbikalimi me beben në krahë

05/01/2021 17:01
Kur policia erdhi në skenë gjeti në rrugë trupin e 26 vjeçares, dhe të bebes që ajo mbante.

Një grua dhe një foshnje kanë vdekur pas hedhjes së saj nga lartësia e mbikalimit mbi asfaltin e autostradës.

Incidenti i rëndë ende i pazbardhur nga autoritetet, ndodhi dje në Madison, Tennessee, SHBA.

Pak para ngjarjes autoritetet kishin marrë një telefonatë për një grua që po tentonte të hynte apo të godiste me makinë në një pikë karburanti, në daljen Exit 93 të autostrdës I-40.

Telefonuesit thanë se më pas gruaja doli nga makina me beben e vogël në krahë dhe nisi të ecte drejt mbikalimit.

Disa minuta më vonë një shofer kamioni telefonoi policinë për diçka që kishte goditur me kamion nga vendndodhja. Kur policia erdhi në skenë gjeti në rrugë trupin e 26 vjeçares Tonisha Barker, dhe të bebes që ajo mbante.

Zëdhënësi i sherifit të zonës Tom Maples tha se para hedhjes nga mbikalimi, gruaja fatkeqe kishte tentuar të godiste me makinë pompën e karburantit.

Megjithse incidenti është ende në hetim, Maples tha se gruaja “kishte zgjedhur të hidhej nga mbikalimi me beben në krahë.”

Vdekja e Barker është cilësuar si vetëvrasje ndërsa ajo e fëmijës është nën hetim, shtoi Maples.

“Është e vështirë për të gjithë, sidomos për shoferin e mjetit që e goditi”, shtoi ai.

FOTO GALERI
3/3
Kur policia erdhi në skenë gjeti në rrugë trupin e 26 vjeçares, dhe të bebes që ajo mbante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA