24/11 12:12
Andi dhe Tea kërkuan leje nga produksioni i “Për’puthen” për të kaluar bashkë natën e Vitit të Ri. Ditën e sotme, gjatë takimit mes dyshes u zbulua diçka më shumë rreth datës 31.
“Ishim te shtëpia ime, festuam me familjen time, ishte edhe motra e Teas. Ishim shumë njerëz, edhe shtëpi e vogël ajo e shkreta, s’kishim ku të rrinim (vetëm)”, rrëfeu Andi.
Më tej shtoi:
“U përpoq mami ta pyeste Tean për jetën, si është rritur. Mami i thoshte vetëm rri, mos bëj punë”.
Tea: (Si u ndjeve?) Në fillim në siklet, pastaj shumë rehat.
Top Channel