Ylli i filmave “Bond” dhe “Charlie’s Angels”/ Shuhet aktorja Tanya Roberts

04/01/2021 17:34

Aktorja amerikane, Tanya Roberts, e njohur për rolet e saj në filmat Bond dhe Charlie’s Angels është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare.

Vdekja e saj u njoftua nga miku dhe agjenti, që e kishte quajtur personin më të ëmbël që mund të takoje në botë. Roberts, që ka luajtur përballë Roger Moore në filmin e tij të fundit Bond, po ashtu ka marrë pjesë edhe në filmat “The Beastmaster” dhe “Sheena; queen of the Jungle”.

Roberts kishte pësuar një kolaps, ndërsa po shëtiste qentë e saj më 24 dhjetor dhe ishte shtruar më pas në spital. Asnjë shkak nuk u dha për ndarjen e saj nga jeta edhe pse mediat amerikane thonë se nuk bëhet fjalë për koronavirus.

E lindur Victoria Leugh Blum në 1955, Roberts u rrit në Nju Jork para se të transferohej në Hollivud në vitin 1977. Ngjitja e madhe në karrierë erdhi kur ajo zëvendësoi Shelly Hack, në “Charlies’s Angels”, duke iu bashkuar Jaclyn Smith dhe Cheryl Ladd si Engjëlli i tretë, Julie.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel