Ujku hyn në shtëpi dhe gjen strehë në tualetin e familjes deçanase (Fotot)

04/01/2021 14:41

Një ujk hyri papritur në një shtëpi në Deçan dhe banorët kërkuan ndihmën e Hysni Rexhaj, i njohur për zbutjen e kafshëve të egra.

Hysni Deçaj tregon në “Shqipëria live” se ujku ishte i plagosur dhe thjesht donte strehim. “Kishte një plagë, kur kafshët janë të lënduar thjesht duan të strehohen diku, nuk e dinë ku shkojnë”.

Deçaj thotë se ky nuk është rasti i parë, ka ndodhur dhe disa herë të tjera, ku ujqërit afrohen te banesat dhe njerëzit por nuk duhet të krijojmë panik.

Ai mendon se ka dhunti të veçanta ndaj kafshëve: “Mund të komunikoj me ta, kur i prek besoj se çdo kafshë ndjen diçka nga dora ime”.

Pasi e ka marrë nga shtëpia e familjes Valon Idrizaj, Deçaj thotë se është kujdesur për pesë ditë për ujkun duke i mjekuar plagët he më pas e ka lëshuar në mal.

Hysni Deçaj tregon shpesh foto nga momentet e tij me kafshë, ku nuk nguron të vendosë kokën në gojën e ujqërve.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA