Bashkim Metani jep detaje të tjera për tragjedinë e 31 dhjetorit, ku u vranë dy motrat e tij nga Përparim Tela. Bashkimi thotë se Zhaneta u kërcënua dhe u torturua një natë para vrasjes.
“Një ditë para se të vdiste, i kishte dalë në darkë Zhanetës, ia kishte mbyllur gojën, e kishte çuar në një mal dhe e kishte torturuar. I kishte thënë sill motrën, Kristinën, ne do të vritemi të dy dhe ty do të lemë të rrisësh fëmijët. Por pastaj e la të lirë. Unë e mora vesh pasi vdiq.
E kishte lënë te 21 dhjetori. Këmbadoras vajti në shtëpi. E kishte qëlluar me plumba në tokë për ta frikësuar dhe si përfundim bënë kompromis me Vjollcën, gruan e Përparimit, i kishte siguruar që Përparimi do t’i linte të qeta. Por ai kur i shkoi në shtëpi, i gjeti të dyja, i vrau të dyja që të mos flisnin“.- rrëfen Bashkimi
Top Channel