Fituesja e Hell’s Kitchen, Erkiada: Pjesëmarrja në program ishte surprizë, burri aplikoi për mua

04/01/2021 15:24

Erkiada dhe Donaldi, që doli në vend të dytë nuk i kursyen kritikat për njëri-tjetrin, në debatin që u zhvillua në “Shqipëria live”.

E ndiqja çdo të premte me bashkëshortin sezonin e kaluar, komentoja çfarë ndodhte, gjeja gabimet e konkurentëve. Burri më pyeti një herë nëse do të doja të merrja pjesë dhe i thashë po. Ai kishte aplikuar që pas mbarimit të sezonit të kaluar”, thotë Erkiada.

Ajo falenderon produksionin që e zgjodhi, pasi thotë se në fillim kishin dyshime, për shkak të natyrës emocionale të saj.

Megjithatë, edhe pas përfundimit të garës, Donaldi qe garoi në finale me Erkiadën kundërshton fitoren e Erkiadës. “Nuk e meritonte të fitonte. Ishte e caktuar që këtë vit të fitonte një vajzë, prandaj shef Renato zgjodhi Erkiadën. Për mua është fitore që fitova mbi të gjithë djemtë”.

Një tjetër konkurente, Ergisa, ndërhyn në debat dhe kundërshton Donaldin: “Ti humbe sepse nuk kishe bashkëpunim në skuadër, hodhe sallatën pa larë në pjatë. Në momentin që ti bën gabime drastike normal që do skualifikohesh, ti në fund dështove. Erkiada e meritoi fitoren, edhe unë kam mësuar nga ajo”.

Top Channel