Gazetari dhe moderatori Larry King rezultoi i prekur nga koronavirusi e është shtruar në një spital të Los Angeles-it, sipas mediave amerikane.
Burime pranë familjes së tij i thanë ABC News dhe ish-punëdhënësit të tij CNN, se King ka qenë në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai për më shumë se një javë. 87 vjeçari, karriera e të cilit zgjati më shumë se 60 vjet, ka marrë gjatë saj vlerësime të shumta, përfshirë dhe dy çmime Peabody dhe një Emmy.
Por këto vitet e fundit është përballur me një sërë problemesh shëndetësore, përfshirë dhe një atak kardiak. Përfaqësuesit e Larry King-ut nuk kanë bërë ende publikisht ndonjë koment për trajtimin e tij në spital dhe nuk ka detaje të qarta rreth gjendjes së tij shëndetësore.
“Larry është përballur këto kohë me shumë probleme shëndetësore, por ka luftuar ashtu siç po lufton me këtë të fundit, ai është një kampion”, tha një burim për CNN.
Shtrimi i Kingut në spital u raportua për herë të parë më 1 janar nga portali “Showbiz 411”, i cili thoshte se figura ikonike e ekranit trajtohej e izoluar dhe nuk lejoheshin vizitat familjare. Ylli i talk show-it u bë i famshëm në vitet `70 me programin e tij radiofonik “The Larry King Show”, e më pas me Larry King Live në CNN.
Top Channel