“Mendojnë akoma se jam me Tiranën”/ Gent Muca flet për herë të parë pas largimit në Kosovë

03/01/2021 20:23

“Tani që kam ardh me pushime njerëzit më kritikojnë ca boni kështu s’po fitoni, mendojnë akoma se jam me Tiranën.”, thotë Gent Muça.

Në prag të fillimit të një sezoni jo të zakontë me shumë shtyrje për shkak të bojkotit, një nga largimet kryesore të Tiranës në prag të këtij kampionati ishte edhe kapiteni Gentian Muça.

Kjo pasi befas ai mësoi se nga kapiten nuk ishte më në listën e trajnerit Egbo për të qenë pjesë e formacionit.

Gent Muca , futbollist i Prishtinës: Është diçka që nuk e zgjedhim dot ne se do jetë fundi, nuk ndodh gjithmonë që fundit të jetë I hidhur. Por ne e zgjidhëm me një marrëveshje me konsensus. Me thënë të drejtën për çka arrita me Tiranën dhe mënyra se si u largova nuk kam gjë pishman.

Po si e përjetoi Muça këtë largim drejt Prishtinës?

Muça: Më shumës e sa lëvizja për në Kosovë ishte ndërrimi i ambientit pas mëse 10 vitesh. Isha mësuar me këtë rutinën, por gjithësesi klubi, shokët e skuadrës të gjithë më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Koha e përshtatjes ka qenë shumë e shkurtër, pavarësisht se ndodhi në mes të sezonit.

Por Gentian Mucça përveçse futbollist dhe kapiten është dhe një tifoz i Tiranës.

“Në çdo kryeqytet të Europës të Kisha shkuar do ndihej mungesa, por në Prishtinë më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe më kanë lehtësuar atë mërzitjen e largimit, sepse mërzitja ishte shumë e madhe, por u desh bërë për arsye profesionale”.

Ndoshta tek Tirana doli i tepërt, por në zonën ku ai banon, n[ lagjen 8-të, Gentian Muça u propozua nga baza e Partisë Demokratike si kandidat për deputet dhe doli në vendet e para në votimet e bëra.

Gent Muça : Më vjen mirë që kisha këtë pëlqim po themi, por unë edhe pa qenë i përfshirë në politikë, mundohem të jem i dobishëm për komunitetin, jo vetëm atë sportiv por edhe shoqëror.

Pyetje: Pra do të shohim shumë shpejt në Tiranë?

Kismet, besoj është diçka që i përket së ardhmes.

Top Channel