Inter e nisi me një goleadë vitin 2021. Në San Siro zikaltrit e Antonio Contes shkatërruan Crotonen teksa e mundën me rezultatin tenistik 6-2. Interi e vuajti për një pjesë lojën e skuadrës mike që mori avantazhin me Zanellaton.

Por skuadra milaneze reagoi teksa barazoi me Lautaro Martinez dhe më pas autogoli i Marrones i dha mundësinë të marrë avantazhin. përpara fundit të pjesës së parë Crotone barazoi në 2-2 me Golemic me penallti. Pas pushimit të sfidës, Ibnteri shpërtheu duke shënuar plot 4 herë në portën e Crotones. Lautaro Martinez shënoi edhe 2 herë të tjera për të plotësuar tregolëshin personal, ndërkohë që gjetën rrugën e rrjetës edhe Lukaku e hakimi për të vulosur rezultatin 6-2 për Interin.

Me goleadë e nisi vitin edhe napoli që mposhti në Sardegna skuadrën e cagliarit me rezultatin 4-1. Zielinski hapi festivalin e golave për Napolin, Cagliari barazoi me Joao pedron, por ekuilibri zgjati vetëm 2 minuta pas skuadra e Gattusos rimori kryesimin në 2-1 sërish me Zielinskin, ndërkohë që më pas Lozano dhe insigne me penallti fiksuan rezultatin 4-1 për Napolin.

Fitore shënoi edhe Roma në olimpico ndaj Sampdorias me rezultatin e ngushtë 1-0. ishte Edin Dzeko ai që me golin e tij i dha këto 3 pikë skuadrës së Romës në këtë ndeshje që u kushtëzua edhe nga reshjet e shiut. ndërsa skuadra tjetër romane, Lzio nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen me Genoan në marassi. Immobile me penallti i dha avantazhin skuadrës së Inzaghit që nuk diti ta ruajë atë pasi Destro barazoi për skuadrën Xhenoveze.

Në sfidat e tjera spikat fitorja e thellë e Atalantës 5-1 ndaj Sassuolos, fitorja e veronës 1-0 në fushën e Parmës dhe barazimi 0-0 mes Fiorentinës dhe Bolognas.

Top Channel