Arbana Osmani surprizon babanë e ndjekëses në natën e Vitit të Ri

01/01/2021 20:00

Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka vendosur që në rrjetet e saj sociale të bënte një lojë.

Ajo kishte vendosur të gatuante gjelin me përshesh dhe këtë pjatë ta ndante me dikë për këtë fundvit.

Mes gjithë mesazheve, Arbana kishte përzgjedhur Irakliun, i cili jetonte i vetëm.

Njëra prej vajzave të tij, kishte kërkuar nga Arbana ta bënte të lumtur dhe moderatorja e ka vizituar së bashku me partnerin e saj Eduart Grishaj. Gjatë darkës ata kanë biseduar, Irakliu ka rrëfyer historinë e tij dhe moderatorja është përlotur.

“Surpriza ime per Irakliun, babain e Brunes. Dje, gjate paradites zgjodha nje nga 5 mije e ca mesazhet qe kishin ardhur ne lidhje me idene qe kisha per te bere te lumtur nje person te dashur te nje prej ndjekesve te mi. Kurre s’do ta kisha imagjinuar qe ky njeri do te me emociononte aq shume e do te ma ngrohte zemren ne ate menyre. Irakliun e gjetem vetem, me kujtimet e tij, larg vajzave, te cilat ne naten e nderrimit te viteve e vetmja gje qe donin ishte qe babai i tyre te trokiste goten me dike. Gezuar, ky eshte nje dedikim per te gjithe ata qe kane humbur nje njeri te shtrenjte ne vitin qe lame pas, me shpresen per te gjetur force e shijuar jeten, me te gjitha te papriturat qe sjell, qofshin keto edhe nje pjate e thjeshte me gjel e pershesh”, shkruan Arbana.

Top Channel