Lajmi i fundit
“Mos më ndërprit”, Ndreca përplaset me Zhejin në "Top Story": Rama se kontrollon drejtësinë, do të funksionojë

Reality-show,“Më thuaj një dëshirë” nis në 2 janar, moderatorja zbulon disa surpriza

31/12/2020 15:02

Në 2 janar në orën 16:00 do të transmetohet emisioni më i ri në Top Channel, “Më thuaj një dëshirë”.

Moderatorja Fjoralba Ponari i premton shikuesve se nëpërmjet këtij “reality show” do të përjetojnë emocione të vërteta. Stafi i emisionit ka udhëtuar që prej gushtit në qytete të ndryshme të Shqipërisë, për të mbledhur dëshirat e fëmijëve, “Fëmijët kanë shprehur një dëshirë, me kushtin që nuk duhet të jetë për ta. Kështu kuptojmë shpirtin altruist të fëmijëve dhe ka histori shumë të veçanta”. Fjoralba sqaron se pavarësisht se protagonistë janë fëmijët, “Më thuaj një dëshirë” është program familjar, mund ta ndjekin të gjithë.

Për Fjoralbën ky është projekti më i bukur që ka realizuar por njëkohësisht më sfiduesi” “Me fëmijët duhet të jesh shumë e kujdesshme, të dish çfarë t’u thuash dhe si. Në emisionet që kam bërë me të rritur është më e lehtë sepse ata e dinë çfarë i pret, janë më të përgatitur, me fëmijët është tërësisht ndryshe”.

Megjithatë, moderatorja tregon se i pëlqen shumë të punojë me fëmijët, madje pas këtij emisioni po e mendon më seriozisht të bëjë një fëmijë. “Të jetë për mua dua të bëj një skuadër futbolli”- thotë ajo me batutë në “Shqipëria live”.

 

 

FOTO GALERI
1/8

Top Channel