Lactoferina, proteina anti covid/ Ndodhet në të gjitha farmacitë e vendit

30/12/2020 19:53

Një përgjigje shumë efektive kundër covid-19 vjen nga një proteinë e quajtur Lactoferina, një zbulim që mban firmën e një studimi paralel nga universitetet e Tor Vergata dhe Sapienza të Romës.

Gjithçka filloi nga pyetja, se pse fëmijët ishin më pak të infektuar nga covid 19. Lactoferina është një proteine roje e imunitetit natyral e cila gjendet ne te gjitha sekrecionet e njeriut. Studiuesit kuptuan se fëmijët kane një sistem imunitar natyral, i cili përforcohet nga kjo proteine te cilën fëmijët e marrin me qumështin e pare te nenës. Profesori Karmelo Skarpinjato, sekretari i përgjithshëm i OBSH, për sëmundjet ezofagale, shpjegon si ndikon laktoferina tek fëmijët.

Sidomos muajt e pare kur fëmija ushqehet me gji është i rëndësishëm këndvështrimi i antitrupave pasi përmes qumështit kalojnë anti trupa nga e ëma tek fëmija”.

Lactoferina parandalon infektimin nga sars cov2 sepse nuk lejon lidhjen e tij me receptorin, por edhe nëse jeni infektuar dhe merrni Lactoferin, ju ndihmon ta kaloni me simptoma te lehta.

Laktoferina ka mbërritur tashme ne Shqipëri dhe është ne shitje ne te gjitha farmacitë e vendit. Ndërkohë që ende nuk ka një ilaç përfundimtar kundër covid, laktoferina duket se është përgjigjja më e mirë për parandalimit të infektimit.

Top Channel