Vdes i helmuar nga kolegu rival, producenti milioner 39-vjeçar i rrjetit Netflix (Fotot)

29/12/2020 15:30

Një producent milioner i grupit Netflix, krijues i lojës video-game ‘Game of Thrones’, ka vdekur i helmuar në një komplot vrasjeje nga një bashkëpunëtor.

39 vjecari Lin Qi, drejtues i grupit kinez Yoozoo Group, ishte shtruar në spital pas helmimit në 16 dhjetor dhe vdiq ditën e Krishtlindejve.

Grupi Yoozoo, i njohur për krijimin e lojës ‘Game of Thrones’ i ka shitur rrjetit amerikan Netflix të drejtat e përshtatjes për film të librit të tij fantastik ‘bestseller’ The Three-Body Problem (Problemi i tre trupave).

Lin, pasuria e të cilit ishte rreth 1.2 miliardë dollarë (6.8 miliardë huan) – ishte një nga producenët ekzekutivë të programit.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar Xu Yao, drejtor i filmave në rrjetin Yoozoo.

Arrestimi vjen pas zhuramve për konflikte mes drejtorëve të lartë të kompanisë.

Yao është diplomuar në shkollën e magjistraturës në Michigan dhe është bashkuar me kompaninë në vitin 2017.

Ai aktualisht drejton degën e Yoozoo, The Three-Body Universe, e cila zotëron të drejtat e romanit që do të përshtatet për film nga rrjeti Netflix.

Mediat lokale thonë se përçarja mes dy ekzekutivëve çoi në sulmin ndaj Lin, i cili besohet se është kryer me helm në çajin pu-erh.

Policia e Shanghai tha sot: “Pasditen e 17 dhjetorit 2020, policia u njoftua nga spitali për pacientin me mbiemër Lin, i cili pranoi në deklaratën e tij nga spitali se ishte helmuar”.

“Pas hetimeve policia zbuloi se i dyshuari me mbiemër Xu, koleg pune i viktimës Lin, është autori më i mundshëm. I dyshuari Xu është arrestuar dhe hetimet vazhdojnë”, shtohet në deklaratë.

Lin kishte shkuar vetë në spital dhe fillimisht gjendja e tij besohej si e qëndrueshme. Por kompania Yoozoo dha më vonë një dekalratë ku thuhej: “Lamtumirë. Ne do të vazhdojmë të jemi së bashku, do të vazhdojmë të luftojnë kundër të gjitha të këqijave”.

Libri ‘Three-Body Problem’ është vlerësuar për objekivin dhe origjinalitetin e tij, si dhe është përkthyer në shumë gjuhë të botës.

Në serinë e tij të parë, protagonisti Ye Wenjie, tenton të ndalojë alienët të pushtojnë tokën, pasi ka dëshmuar vdekjen e babait të tij gjatë Revolucionit Kulturor Kinez.

FOTO GALERI
1/5
39 vjecari Lin Qi, drejtues i grupit kinez Yoozoo Group, ishte shtruar në spital pas helmimit në 16 dhjetor dhe vdiq ditën e Krishtlindejve.

Top Channel