U vaksinua e para, 91-vjeçarja britanike merr dozën e dytë të vaksinës

29/12/2020 17:47

91-vjeçarja, Margaret Keenan e cila është britanikja e parë që mori vaksinën e koronavirusit tre javë më parë, sot mori dozën e dytë në Spitalin Universitar Coventry në Britaninë e Madhe.

Autoritete angleze njoftuan më 8 dhjetor se e moshuara do të marrë pas 21 ditësh injeksionin tjetër të vaksinës Pfizer-BioNTech.

“Ne jemi shumë të kënaqur që e mirëpresim Margaret Keenan përsëri në Spitalin Universitar Coventry për të marrë dozën e dytë të vaksinës në mënyrë të sigurt “, tha profesori Andy Hardy , Drejtori Menaxhues i Spitalit Universitar.

Ndërsa vetë Margaret Keenan pasi mori për herë të dytë vaksinën ka thënë se i inkurajon të gjithë të bëjnë vaksinën. ‘Unë do t’i nxisja të gjithë të bënin vaksinën e tyre, kur t’iu kërkohet nga autoritet,”-ka thënë ajo.

Top Channel