Tërmeti në Kroaci, ndalet përkohësisht centrali bërthamor Kërshko

29/12/2020 14:48

Një tërmet i fortë që goditi Kroacinë të martën u ndie në të gjithë Slloveninë dhe funksionimi i termocentralit Kërshko u ndal si një masë paraprake.

Një tërmet me fuqi 6.2 shkallë të Rihterit goditi zonën përreth Petrinjes në orën 12:20 dhe tronditi pjesën tjetër të Kroacisë. Centrali bërthamor Kërshko u ndalua sipas procedurës së zakonshme në rast të katastrofave të mëdha natyrore, raporton Hina.

Termocentrali u ndërtua për të qenë rezistues ndaj tërmeteve shumë më të fortë se ato të regjistruara deri më tani në Slloveni ose Kroaci. Ndërtimi i tij do të përballonte një ndikim prej 7.9 gradë, i cili ishte tërmeti më i fortë shkatërrues në zonën e Sllovenisë së sotme, ai nga rrethina e Idria në vitin 1511.

Një tërmet tjetër i fortë ndodhi në vitin 1917 afër Kërshkos, afër Brezhice në vitin 1917 dhe ishte i fortë 5.7 ballë sipas Rihter. Siguria e tërmetit në Kërshko u forcua më tej pas aksidentit bërthamor në Fukushima, Japoni në vitin 2011 dhe në rast se një tërmet rrezikon funksionimin e termocentralit bërthamor, ai mund të fiket manualisht ose automatikisht brenda pak sekondash.

Top Channel