Policia ruse prangosi një prift ultrakonservator gjatë bastisjes së një manastiri grash, të cilin ai e kishte marrë nën kontroll.

Akuzat kundër at Sergiy përfshijnë nxitjen për minorenët që të kryejnë vetëvrasje. Prifti e kishte zënë manastirin pranë Ekaterinburgut pasi Kisha Ortodokse Ruse ia kishte ndaluar predikimin dhe refuzonte të largohej prej andej. Ai ishte dhe një mohues i bindur i pandemisë së koronavirusit.

Pikërisht fakti që refuzonte t`i binte urdhrave të shëndetit publik bëri që atij t’i hiqej e drejta e predikimit, e kur autoritetet ruse mbyllën kishat në periudhë prill-qershor nga frika e pandemisë, ai i akuzoi se po bashkëpunonin me mbështetësit e Antikrishtit.

Ndalimi i priftit erdhi mes përplasjesh të ashpra ndërmjet forcave të policisë dhe ndjekësve të tij. dhuna zgjati për rreth një orë. Shumë prej personave të armatosur që mbronin manastirin, mendohet të jenë rebelë pro-rusë nga konflikti në Ukrainën Lindore.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel