E vodhën nazistët/ Kambana historike kthehet në Poloni

29/12/2020 20:58

Një kambanë e vitit 1555 do të kthehet më në fund në shtëpinë e saj në Poloni, 77 vjet pasi u grabit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Famulltarët në Slawiecice, në jug të vendit i nisën përpara dy vjetësh kërkimet e tyre për kambanën e vjetër të kishës së vet. Dhe duket qenë me fat, sepse siç shpjegoi dioqeza e Münster në Gjermani, ajo ka shpëtuar paq pasi nazistët kishin shkrirë rreth 80,000 kambana për të bërë armë ose municione. Më në fund, kambana 400 kg u gjet në Munster nga vetë pastori i kishës polake që nuk donte të dorëzohej pa e mësuar fatin e saj.

Ajo kishte qëndruar për dy dekada e harruar në oborrin e kishës katolike të qytetit. Pas përfundimit të luftës, disa prej kambanave që nuk përfunduan në furrat e shkrirjes, u kthyen mbrapsht në vendet e tyre, ndërsa mbi 1300 të tjerë përfunduan në një varreze në Hamburg ndërsa fotot e tyre u ruajtën në arkivën e Nurembergut. Por edhe kur të mbërrijë në shtëpinë e saj, kambana polake praktikisht do të ketë statusin “e huazuar”, pasi zyrtarisht, ajo është pronë e qeverisë gjermane.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel