‘Do t’i deportojmë’/ Australia do të heqë vizat për turistët pas festës ilegale të shthurur të alkoolit në Sydney (Fotot)

29/12/2020 18:34

Disa qindra turistë, shumica e të cilëve britanikë, presin anulimin e vizave australiane, pas një feste fundviti të quajtur nga autoritetet “super-shpërndarëse” në një plazh të Sydney, ku të rinjtë argëtoheshin pa distancë sociale, me kapuçë prej Santa Klaus dhe buza të skuadrave angleze të futbollit.

Pamjet e quajtura “shokuese” nga autoritetet tregonin rreth treqind turistë me kapuçë të Plakut të Vitit të Ri, duke kënduar e kërcyer në plazhin Bronte Beach, dy ditë më parë.

Ministri australian i emigracionit Alex Hawke tha sot se “me kënaqësi të madhe” do të deportojë të gjithë ata që janë kapur duke shkelur rregullat publike shëndetësore.

“Dëgjoheshin shumë thekse angleze mes tyre dhe disa mbanin bluza të skuadrave angleze të futbollit”, tha “i shqetësuar” për mediat vendase Peter Hannam, nga Sydney, i cili kishte kaluar pranë turmave me familjen e tij.

Rezidentja tjetër lokale Lucy Meyer ankohej se brohorimat e këngëve nga turmat dëgjoheshin nga 10 minuta larg.

Por pjesemarresit thanë se festa ishte krijuar spontanisht në mënyrë të improvizuar dhe më pas ishte shpërndarë nga policia.

Stuart Crabb, vendas nga Bronte, Sydney, shpërndau pamjet e të rinjve në Instagram, duke komentuar: “Nuk e di nëse këta njerëz e njohin COVID.’

Në pamje shiheshin qindra festues që kërcenin e brohorisnin së bashku, duke pirë nga gota të kuqe plastike, në skena që i ngjanin një festivali të muzikës ‘rock’.

FOTO GALERI
1/15
Pamjet e quajtura “shokuese” nga autoritetet tregonin rreth treqind turistë me kapuçë të Plakut të Vitit të Ri, duke kënduar e kërcyer në plazhin Bronte Beach

Top Channel