Acar në Britani! Borë dhe temperatura -10 gradë Celsius

29/12/2020 12:28

Një valë të ftohti do të vazhdojë të mbajë të mbërthyer Britaninë e Badhe dhe temperaturat mund të bien nën -10 gradë Celsius në disa pjesë të vendit.

Meteorologët kanë lëshuar një paralajmërim për borë dhe akull në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit, por edhe në disa zona të Skocisë, pas një dite reshjesh të dendura bore në disa rajone me më shumë mot të acartë që pritet në ditët në vijim.

Drejtuesve të mjeteve u është kërkuar të qëndrojnë larg rrugëve, me kushtet e vështira që parashikohet të vazhdojnë dhe ta kthejnë borën në akull gjatë natës. Britanikët mund të zgjohen edhe nën një mjegull të dendur, të acartë, që do të vonojë të shpërndahet.

Ndërkohë që Londra, dhe shumë qytete të tjera janë paralajmëruar se bora dhe akulli mund t’i mbulojë të mërkurën dhe të enjten.

 

 

Top Channel