Video virale/ Burri me ‘robdeshambre’ përdor flakëhedhëse për të pastruar dëborën në SHBA

28/12/2020 15:42

Një video qesharake është bërë virale së fundmi në rrjet, në të cilën një burrë në SHBA shihet që pastron dëborën nga rruga para shtëpisë së tij duke përdorur një flakëhedhëse.

Timothy Browning, nga Kentucky, i veshur me shpaka e robdeshambre, duket si një personazh nga filmi komik ‘Christmas Vacation’, teksa pastron dëborën me zjarr.

Browning postoi pamjet e tij të trimërisë në Facebook, të shoqëruara me komentin “Shërbimet e pastrimit të dëborës Browning. Zoti i bekokftë fshatarët amerikanë!”

Në fillim të videos, i afërmi i tij që po regjistron pajmet dëgjohet që thotë, “Të gjithë mund të kenë tashmë shërbimet Browning për pastrimet e dëborës.”

Browning më pas ndez flakëhedhësen dhe nis të pastrojë rrugën e tij. Në pamje ai shihet që pi nga një gotë birre që ka në dorë, para se a flakë edhe atë në doborë.

Pas ‘operacionit’ rruga para shtëpisë së Broëning duket e pastruar, teksa dëbora ka vijuar të bjerë gjatë periudhës festive në Ashland, Kentucky.

Video është shikuar më shumë se 174,000 times.

Komentuesit në rrjetin Facebook vlerësonin teknikën e përdorur nga protagonisti dhe kërkonin të dinin se ku mund të gjenin një flakëhedhëse për përdorim personal.

Disa të tjerë pyenin nëse Browning mund të vinte me flakëhedhësen e tij për të pastruar rrugën e shtëpisë së tyre.

Zonat lindore të Kentucky janë goditur nga rreth 5-6 cm dëborë.

FOTO GALERI
1/3
Një burrë në SHBA shihet që pastron dëborën nga rruga para shtëpisë së tij duke përdorur një flakëhedhëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA