Spanja thotë se do të ruajë ‘listën e zezë’ të qytetarëve që refuzojnë vaksinën Covid-19

28/12/2020 18:56

Spanja tha sot se do të mbajë emrat e atyre që refuzojnë vaksinën dhe regjistri do të ndahet me vendet e tjera të BE.

Ministri i shëndetësisë Salvador Illa tha se regjistri “sigurisht nuk do të jetë publik” dhe do të hartohet “në respekt të plotë të rregullave të privatësisë”, por nuk dha arsye për iniciativën.

Në një intervistë me rrjetin La Sexta, Illa përëriti se vaksina anti Covid-19 do të jepet “falas” mbi bazë “vullnetare dhe jo të detyrueshme”.

Spanja ka thënë se do të nisë pasnesër vaksinimet, të cilat sipas Illa do të bëhen “duke ndjekur objektivat e prioritetitm, të caktuara në planin qeveritar të vaksinimit.

“Mënyra për të mundur virusin është ajo e vaksinimit të të gjithëve”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA