Që 2020 ka qenë vit i vështirë jemi dakord të gjithë. Në ditët e fundit , Parodistët e Vlorës kanë vendosur ta përcjellin vitin 2020 me një këngë parodike.
“Sot do pimë do bëhemi tapë
Se po ikën ky viti i prapë
Hajt t’ia themi o tungjatjeta
Në të s’ëmës 2020”- këndojnë parodistët.
Sipas tyre, kjo këngë ishte një “gjetje” për të përcjellë një vit shumë të vështirë.
Këtë vit, ata i kanë dhuruar ndjekësve të tyre disa materiale, ku prekin temën e pandemisë dhe izolimit por me shumë nota humori. 2020-ta duket se i ka frymëzuar artistikisht.
Megjithatë, thonë se i mungon publiku. “Na mungon shumë publiku. Kujtoj ato kohëra kur ne dilnim në skenë, na mungon lidhja me spektatorit. Prandaj ndihemi të detyruar ndaj spektatorit sepse na duan shumë”.
“Brryl më brryl ska përqafime
Na la pa dasma pa gëzime
Por stadiume dhe salla të shkreta
Mbyllen shkolla e mbyllen punishte
Mbet pa punë dhe ai që kishte
Në autobus vetëm 3 veta”
Për këtë këngë kanë marrë shkas nga kënga italiane “Vaffanculo 2020” dhe “e kemi shqipëruar, përshtatur me Shqipërinë dhe e kemi bërë tamam parodi vlonjate” thotë Afrimi.
“Jetë të rëndë më keq nuk paska
S’puthesh dot, nuk të le maska
S’i t’ia bëjmë na u nxi jeta
Në të sëmës 2020 ” është teksti i këngës i cili shoqërohet me një videoklip ku grupi gëzon dhe feston largimin e këtij viti.
Top Channel