Parodistët e Vlorës tregojnë në “Shqipëria live” si e krijuan këngën “Në të s’ëmës 2020”

28/12/2020 14:28

Që 2020 ka qenë vit i vështirë jemi dakord të gjithë. Në ditët e fundit , Parodistët e Vlorës kanë vendosur ta përcjellin vitin 2020 me një këngë parodike.

Sot do pimë do bëhemi tapë

Se po ikën ky viti i prapë

Hajt t’ia themi o tungjatjeta

Në të s’ëmës 2020”- këndojnë parodistët.

Sipas tyre, kjo këngë ishte një “gjetje” për të përcjellë një vit shumë të vështirë.

Këtë vit, ata i kanë dhuruar ndjekësve të tyre disa materiale, ku prekin temën e pandemisë dhe izolimit por me shumë nota humori. 2020-ta duket se i ka frymëzuar artistikisht.

Megjithatë, thonë se i mungon publiku. “Na mungon shumë publiku. Kujtoj ato kohëra kur ne dilnim në skenë, na mungon lidhja me spektatorit. Prandaj ndihemi të detyruar ndaj spektatorit sepse na duan shumë”.

Brryl më  brryl ska përqafime

Na la pa dasma pa gëzime

Por stadiume dhe salla të shkreta

Mbyllen shkolla e mbyllen punishte

Mbet pa punë dhe ai që kishte

Në autobus vetëm 3 veta

Për këtë këngë kanë marrë shkas nga kënga italiane “Vaffanculo 2020” dhe “e kemi shqipëruar, përshtatur me Shqipërinë dhe e kemi bërë tamam parodi vlonjate” thotë Afrimi.

Jetë të rëndë më keq nuk paska

S’puthesh dot, nuk të le maska

S’i t’ia bëjmë na u nxi jeta

Në të sëmës 2020 ”  është teksti i këngës i cili shoqërohet me një videoklip ku grupi gëzon dhe feston largimin e këtij viti.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel