Këngë Krishtlindjesh/ Koncerti i formacionit të tunxhit në skenë të hapur

28/12/2020 19:57

Kur pak ditë na ndajnë nga ndërrimi i viteve dhe kur atmosfera e ngarkuar e një viti të vështirë që lamë pas ka nevojë të sfumohet ndjeshëm, organizimet festive dhe koncertet pa publik, ose me skenë të sajuar aty për aty po ndodhin pothuajse çdo ditë.

I fundit u mbajt këtë paradite nga formacioni i tunxhit Albanian Brass, para hyrjes kryesore të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Përreth dyzet minuta Ilir Kodhima, Xhino Daja, Reinald Foci, Dorian Llanga, Ilir Vorpsi e Nikolas Bonci sollën një program të përzierë duke filluar nga perlat e muzikës shqiptare si Gëzhoja e Vjetër e Aleksandër Lalos, apo Të Lutëm Falmi Sytë e Shkruar i Avni Krasniqit, e deri tek këngët
tradicionale amerikane, latine apo italiane.

Ky koncert i quajtur “Christams Song”, Këngë Krishtlindjesh, ishte parashikuar të mbahej në vigjilje të Krishtlindjeve, por për shkak të ndarjes nga jeta të kornistit Andrea Canaj u shty.

Formacioni i tunxhit e zhvilloi këtë koncert në një skenë të hapur, dhe publiku përtej ballkonit në shesh, i duartrokiti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA