Ekonomia kineze lë pas SHBA-në brenda dekadës

27/12/2020 05:05

Kina do të lërë pas SHBA si ekonomia më e madhe në botë para fundit të dekadës pasi ka regjistruar tashmë një performancë më të mirë se rivalja e saj gjatë pandemisë së koronavirusit.

Qendra për kërkime mbi ekonominë dhe biznesin tha se vlera e ekonomisë kineze e matur në dollarë do të kapërcejë atë të SHBA në 2028, gjysmë dekade më herët nga sa parashikohej një vit më parë, nëse ritmet do të vazhdojnë të jenë të njëjtat.

Në parashikimin për rritjen e 193 vendeve të botës, grupi britanik i konsulencës thotë se Kina e ka marrë veten më shpejt nga pasojat e koronavirusit dhe mund të rritet me 2 për qind këtë vit. Me SHBA që pritet të kontraktohet me 5 për qind këtë vit, Kina do të ngushtojë diferencën me rivalen e tij më të madhe.

Në total, produkti i brendshëm bruto parashikohet të shënojë rënie me 4.4 për qind këtë vit, në rënien më të madhe një vjeçare që nga lufta e dytë botërore.

Top Channel