Deputeti Alket Hyseni u bën dhurata fëmijëve jetimë dhe nga familje në nevojë në Delvinë: Emocion i papërshkrueshëm

27/12/2020 20:44

Deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, ditën e sotme ka vizituar fëmijët jetimë dhe nga familje në nevojë në Delvinë.

Hyseni u ka bërë atyre dhurata dhe shkruan se është një emocion i papërshkrueshëm dhe një stimul e besim për të punuar më fort, që jeta e tyre të jetë më e lumtur dhe e ardhmja më e sigurt.

“Gëzimi i syckave dhe tik-taku i të këtyre fëmijëve engjëllorë, është një emocion i papërshkrueshëm dhe një stimul e besim për të punuar më fort, që jeta e tyre të jetë më e lumtur dhe e ardhmja më e sigurtë. Fëmijët jetimë dhe nga familje në nevojë në Delvinë, na mrekulluan sot me cicërima dhe hare.

Duke ju dhuruar me dashuri një të vogël, të falin nga shpirti gjithë botën e tyre të madhe.

#FestojmëSiNjëFamilje

FOTO GALERI
9/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA