Sfida e kësaj jave në “Beauty” ishte të trajnonin zonjat që merren me pastrimin e qytetit. Por në studio u krijua debat për mënyrën si Anxhi u soll me kliente.
Sipas Xhonit, sjellja e Anxhit ishte e papranueshme. Anxhi pranon se i ngriti zërin zonjës por e justifikon duke thënë se kishte një problem jashtë studios dhe duhej të largohej sa më parë.
Sidomos për zonja që nuk u ka bërë dikush tjetër më parë make-up dhe nuk dinë si të rrinë, duhet të kemi kujdes, sipas konkurentëve.
“I thashë të mos më lëvizë por ia thashë me ton pak të lartë”- thotë make-up artistja.
Juria e konsideroi të papranueshme pasi sipas tyre komunikimi me klientin është më i rëndësishëm se çdo gjë.
–“ Nuk ka rëndësi çfarë mendojmë ne se është e duhura, duhet të dimë si t’ia shpjegojmë klientit. Të bëjmë ata që i shërbejmë të lumtur, është thelbësore”.
Anxhi e kundërshton duke thënë se zonjën e njihte më parë dhe nuk u soll keq.
Megjithatë duket se sfida e kësaj jave i bëri konkurentët më të bashkuar se kurrë, lanë pas konfliktet me njëri-tjetrin dhe u fokusuan për ti bërë sadopak të lumtura zonjat që kujdesen çdo ditë për qytetin.
Top Channel