27/11 18:30
Notari i njohur, Klavio Meca, është ndarë nga jeta në moshën 24 vjeçare, ka bërë të ditur Komiteti Olimpikë Kombëtar Shqiptar.
Meca kishte arritur suksese të shumta në sportin e notit duke veçuar atë në Budapest të Hungarisë ku kishte thyer rekordin kombëtar në 400 metra stil të lirë me kohën e përgjithshme 4’04”03.
Ai gjithashtu ishte i njohur për sjelljen e tij shembullore dhe disiplinën sportive. Me këtë rast, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv.
Top Channel